Mesazhi i grave iraniane përmes një proteste: Ndezin cigaret duke djegur fotot e Liderit Suprem Ali Khamenei (VIDEO)





Kjo tendencë mes grave iraniane tani është e pakapërcyeshme.

Gratë iraniane po ndezin cigare duke përdorur fotografi të djegura të Liderit të Lartë, Ali Khamenei. Kjo nuk është thjesht për të tërhequr vëmendje, raportojnë mediat e huaja.

Është një veprim politik i hapur – një përçmim i drejtpërdrejtë për një regjim që ka shpenzuar dekada duke kontrolluar trupin, veshjen, sjelljen dhe jetën e grave.

Ndërkohë, gratë e Francës qëndrojnë në solidaritet me koleget iraniane.

Aktivistët feministe të djathta franceze nga “Collectif Nemesis” riprodhojnë këtë tendencë virale të grave iraniane që ndezin cigaret e tyre me fotografi të Khameneit.

Ndryshe, protestat kësaj radhe në shtetin iranian nuk kanë të bëjnë shkaku i të drejtave të grave apo religjionit, por për arsye ekonomike.