Ekipet komunale po vazhdojnë punën në terren për pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës nëpër rrugët e Tetovës dhe fshatrat e malësisë, ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Sipas tij, rrugët aktualisht janë të kalueshme, megjithatë qytetarët ftohen të tregojnë kujdes gjatë vozitjes dhe të kenë të vendosura pajisjet dimërore, për shkak të kushteve të motit.