Zjarr në një lokal gastronomik në Vrutok, pa të lënduar





Një zjarr ka shpërthyer në një objekt gastronomik në fshatin Vrutok, komuna e Gostivarit.

Sipas informacioneve të Tetovasot, më 09.01.2026 në orën 18:00, në SPB Tetovë është raportuar zjarr në kuzhinën e një lokali, pronë e Z.S. (60).

Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, ndërsa flakët janë lokalizuar nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Gostivar. Kontrolli në vendngjarje është kryer nga ekipi i DPB Gostivar.