Përfundimi i numërimit të votave, Bedri Hamza: Garë e vështirë dhe e pabarabartë – ruajtëm votën





Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka dalë me reagim pas përfundimit të numërimit të votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Hamza ka bërë me dije se PDK si e dyta parti ka marrë 192 mijë e 407 vota, teksa garën e ka cilësuar si të vështirë dhe të pabarabartë, shkruan Reporteri.net.

“…ruajtja e votës sonë është dëshmi se mijëra qytetarë besojnë në punën, seriozitetin dhe vlerat që PDK-ja i përfaqëson”.

Lexo edhe:
Numërimi i të gjitha votave, Vetëvendosje mbi 51% – kështu do të jetë ndarja e ulëseve në Kuvend
Numërohen të gjitha votat me postë, KQZ drejt shpalljes së rezultatit final
Numërohen 90.66% të votave me postë
Ai ka thënë se kjo i obligon më shumë se kurrë që të riorganizohen, t’i konsolidojmë radhët dhe ta intensifikojmë veprimin politik.

“PDK do të vazhdojë të punojë për çdo qytetar, pa dallim, në çdo platformë ku jemi të pranishëm, me këmbëngulje dhe me bindjen se Kosova meriton më shumë dhe më mirë. Faleminderit për besimin! Puna jonë vazhdon”, ka shkruar Hamza./Reporteri.net