Maqedonia përfshihet nga moti i ligë, disa lumenj dalin nga shtrati i tyre





Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK), Muhamed Ali, së bashku me ekipet e kujdestarisë së numrit 112 dhe Sektorit të Operacioneve, po monitoron vazhdimisht situatën në terren pas reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë vendin. Qytetarëve u bëhet thirrje që menjëherë të raportojnë çdo problem ose nevojë në numrin 112.

Në rrugën Gostivar – Strazhë ka rrëshqitje dheu, por trafiku po zhvillohet normalisht, ndërsa në rrugën nga Tetova për Banjën e qytetit ka rrëshqitjet të dheut me çka e vështirëson lëvizjen. Në fshatin Balin Dol, lumi Vardar doli nga shtrati, duke përmbytur dhjetë parcela bujqësore dhe disa oborre, dhe u vu re edhe prodhim i reduktuar në TEC-in e Mavrovës.

Në fshatrat Malo Turçane dhe Banjicën e Epërme, lumenjtë Lakaviçka dhe Sushiçka doli nga shtrati, duke përmbytur tokën bujqësore, dhe komuna po përballet me mungesë të mekanizimit të duhur. Në Forinë, është raportuar një pemë e rrëzuar në shtratin e lumit Vardar, me një rrezik potencial përmbytjesh, dhe një ekip me sharrë elektrike tashmë po ndërhyn.
Përmbytje janë raportuar edhe në Manastir dhe zonën përreth, veçanërisht në fshatrat Lera dhe Porodin, ku është prekur edhe një fermë shpendësh. Në Komunën e Resnjës, disa fshatra raportojnë për oborre dhe sipërfaqe bujqësore të përmbytura, pa dalje nga shtrati i lumenjve.