Përmbytjet në vend, reagon Rama: Nuk e kuptoj pse në Greqi opozita nuk fajëson qeverinë





Kryeministri Edi Rama komentoi të mërkurën mbi situatën e përmbytjeve që kanë prekur vendin, duke bërë një krahasim me vendet e tjera të rajonit.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan:

“Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë dhe bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të këtyre ditëve në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci e me radhë… Çudi e madhe opozitat andej, po të paktën të fajësonin qeveritë e tyre, po hiç, asnjë llaf.”

Kjo deklaratë vjen ndërsa Shqipëria përballet me reshje intensive dhe përmbytje në disa zona, duke shkaktuar shqetësim për banorët dhe infrastrukturën lokale.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo