DPB Strugë ka paraqitur kallëzim penal kundër L.D. (43) dhe D.M. (48), të dyja nga Struga, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “kallëzim i rremë i veprës penale” dhe “përvetësim”.
Të dyshuarit, të punësuar në një bastore sportive, pas një marrëveshjeje paraprake mes tyre, më 30.12.2025 në PB Strugë kanë raportuar rrejshëm një vepër penale “grabitje”, duke deklaruar se në bastoren sportive ku punonin kishte hyrë gjoja një person mashkull, i cili nën kërcënimin e armës u kishte kërkuar paratë nga qarkullimi ditor dhe më pas ishte larguar.