Pamje spektakolare dhe të papara në Dubai për 2026 (VIDEO)





Viti i Ri 2026 ka mbërritur me festime spektakolare në Dubai, ku mijëra qytetarë dhe turistë janë mahnitur nga shfaqja madhështore e fishekzjarrëve pranë ndërtesës më të lartë në botë, Burj Khalifa.

Spektakli përfshiu një kombinim unik fishekzjarrësh, imazhesh LED, lazerësh dhe muzike, duke e kthyer qendrën e qytetit në një skenë gjigante feste.

Shfaqja vjen pas rreth 10 muajsh përgatitje intensive, ndërsa biletat për eventin u shitën në një kohë rekord.
Dubai konfirmon edhe një herë reputacionin e tij si një nga qytetet që organizon festimet më madhështore në botë për ndërrimin e viteve.