Ahmeti uron ditën e veteranëve: Sakrifica, gjaku dhe përkushtimi i tyre na obligojnë si shoqëri që të ruajmë vlerat e luftës çlirimtare
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka uruar ditën e veteranëve të luftërave të dy UÇK-ve duke shënuar se:
Çdo dhjetor shënojmë Ditën e Veteranit të UÇK-së.
Në Ditën e Veteranit të UÇK-së, me respekt të thellë dhe përgjegjësi, përkulemi para sakrificës së burrave dhe grave që, në momentet më të rënda për kombin, zgjodhën rrugën e guximit dhe të lirisë.
Veteranët e ushtrive çlirimtare janë themeli moral dhe historik i lirisë sonë. Sakrifica, gjaku dhe përkushtimi i tyre na obligojnë si shoqëri që të ruajmë vlerat e luftës çlirimtare dhe të punojmë çdo ditë për të mirën e kombit.
Nderim i përhershëm për veteranët e UÇK-së dhe për familjet e dëshmorëve.
Lavdi luftës çlirimtare!