“E shkatërruat LDK-në” – Melihate Tërmkolli: Ec Lulmir, sonte, nesër është vonë





Pas rezultatit të zgjedhjeve, ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka kërkuar nga kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku që të largohet nga LDK-ja, që siç tha, e kanë shkatërruar deri në poshtërim.

“Ec Lulmir, sonte, nesër është vonë!

Merre shpuren e shkoni në Dubai!

Bravo ju qoftë!

E shkatërruat LDK-ën deri në poshtërim!

Fati i amorfëve sorosianë nuk mund të ishte ndyshe por LDK dhe Kosova nuk e kanë meritu poshtërimin tuaj”, ka shkruar Tërmkolli.