71-vjeçari në Istog voton për herë të parë, zbulon arsyen se pse nuk ka ushtruar të drejtën e votës





Një 71-vjeçar nga fshati Vrellë i komunës së Istogut ka votuar për herë të parë në zgjedhjet e kësaj të dielë që po zhvillohen në Kosovë.

71-vjeçari pas votimit ka zbuluar për mediat në Kosovë se ai nuk ka votuar më parë pasi ka jetuar jashtë vendit. Duke qenë se prej vitesh ka qenë emigrant dhe në pamundësi të udhëtojë drejt Kosovës në peridhën e zgjedhjeve ai nuk ka mundur të ushtrojë të drejtën e tij të votës.

Pas disa vitesh ai ka arritur të votojë për herë të parë në jetën e tij në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ai theksoi se pret nga zgjedhjet më të mirën për qytetarët.