Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza voton në Mitrovicë të Jugut





Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, votoi rreth orës 10:00 në Mitrovicë të Jugut.

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të votojnë sipas bindjeve dhe vullnetit të tyre.

Rreth orës 9:40, votoi në Prishtinë edhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti.