Lloga: Lidershipi i VLEN-it mes modelit jugosllav dhe atij të Bosnjës





Duke qenë se të gjithë po “dhunohemi mediatikisht” me temën e bashkimit të qeveritarëve shqiptarë në një subjekt të vetëm politik, duhet t’u sjellim në kujtesë se variantet që po përpiqen t’i ndjekin janë modele që dëshmojnë divergjencat e tyre, dhe se këto modele që pretendojnë janë të njohura në gjeografinë tonë: në ish-Jugosllavinë e pas Titos dhe në Bosnjën aktuale.
Dallimi kryesor mes këtyre dy modeleve qëndron në kontekstin historik dhe funksionin politik. Modeli jugosllav ishte një zgjidhje e përkohshme për mungesën e një figure unifikuese pas Titos, ndërsa modeli boshnjak është një konstrukt i imponuar ndërkombëtarisht për të parandaluar konfliktin. Megjithatë, të dy kanë një emërues të përbashkët: PAAFTËSINË PËR TË GJENERUAR VENDIMMARRJE EFEKTIVE DHE VIZION AFATGJATË.
VLEN-i duhet të shërbehet vetëm nga modele të dëshmuara perëndimore, duke pretenduar të mbështetet në kapacitete demokratike e jo klanore apo egocentrike. Përndryshe, le ta përfundojnë këtë keqtrajtim publik duke qëndruar në subjektet ekzistuese: LD, LB, AAA dhe VV pasi nuk ka asgjë të keqe që të vazhdojnë të funksionojnë edhe si koalicion.