Arrestohet një banor i Kumanovës në Pikën Kufitare Tabanoc, në automjetin e tij janë gjetur monedha të vjetra
Më 25.12.2025, në ora 20:18, në Pikën Kufitare Tabanoc, në hyrje të shtetit, zyrtarë policorë e privuan nga liria F.S. (39) nga Kumanova. Gjatë kontrolleve kufitare dhe kontrollit në automjetin “Fiat” me targa zvicerane, të cilin e drejtonte ai, u gjetën dhe u sekuestruan 271 monedha me madhësi dhe forma të ndryshme, që i përkasin periudhave të ndryshme kohore.
Personi është ndaluar në stacion policor dhe për rastin është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës sipas nenit 266-B të Kodit Penal – “futje e paligjshme e pasurisë së përfituar në mënyrë të kundërligjshme nën mbrojtje të përkohshme, trashëgimi kulturore dhe rrallësi natyrore”.