Ndryshimet më të mëdha kanë ndodhur në BDI-në e Kërçovës.
Musa Xhaferi, Fatmir Deari dhe Kreshnik Bekteshi kanë mbetur jashtë Kryesisë Qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), pas ndryshimeve të fundit të miratuara në organet partiake.
Vendimi që Kreshnik Bekteshi për të ngelur jasht kryesisë qendrore është konsideruar befasi për opinionin, pasi Bekteshi shihej si një nga kuadrot e rinj dhe me perspektivë brenda partisë.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka larguar nga strukturat drejtuese mbi 70 për qind të anëtarëve, duke ndërmarrë një riorganizim të thellë dhe gjithëpërfshirës të partisë.
Këto lëvizje po vlerësohen si pjesë e një reforme të domosdoshme, me synim rifreskimin e udhëheqjes, rritjen e efikasitetit të brendshëm dhe përshtatjen me sfidat e reja politike. Reforma pritet të ketë ndikim jo vetëm në drejtimin strategjik të BDI-së, por edhe në degët lokale dhe mënyrën e veprimit të saj në periudhën e ardhshme.