Tragjedi e dyfishtë në Lezhë, 42-vjeçari humb jetën në dyqan! Nëna nuk duron dot lajmin e hidhur, i jep fund jetës





Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë rreth orës 19:30 të mbrëmjes së djeshme, në lagjen Gurra.

Policia bën me dije se 42-vjeçari Aleksander Marku është gjetur pa shenja jete në dyqanin e tij me vegla pune. Nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Sakaq, nëna e tij, Prene Marku, 72 vjeç nuk ka duruar dot lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të të birit dhe i ka dhën fund jetës.

“72-vjeçarja pas marrjes së lajmit për humbjen e jetës së djalit të saj, në gjendje të rënduar psikologjike, dyshohet se ka varur veten e cila u gjet e pajetë nga familjarët në ambientet e banesës në fshatin Lalm i Ri, Lezhë”, njofton policia.

Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore dhe përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.