Delegacioni qeveritar i udhëhequr nga zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit dhe ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Nikolloski dhe Vllado Misajllovski, sot janë në vizitë pune në Hungari.
Gjatë vizitës, ministrat Misajllovski dhe Nikolloski zhvilluan takime me këshilltarin kryesor për siguri kombëtare, Marcel Biro, si dhe me Mate Loga, këshilltar shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë Kombëtare, për zhvillim ekonomik dhe shërbime financiare kombëtare.
Vizita e sotme e punës ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit të përgjithshëm bilateral ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe të lidhjeve ekonomike.
Në kuadër të vizitës së sotme, si pjesë e delegacionit maqedonas, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral-major Sashko Llafçiski, zhvilloi takim me homologun e tij hungarez, gjeneral Gabor Borondi, ndërsa sekretarja shtetërore në Ministrinë e Mbrojtjes, Elizabeta Çupovska Ristova, u takua me zëvendësministrin e Mbrojtjes, Tamash Varga.