Mickoski: Mbështesim rritjen e kompanive vendore, “Alkaloid” është një histori e shkëlqyer suksesi (VIDEO)





Për mua paraqet një nder dhe kënaqësi të madhe që sot këtu, në Alkaloid në Shkup, shohim gjëra që i hasim edhe në kompanitë dhe industritë farmaceutike më moderne botërore.

Ajo që na bën veçanërisht krenarë është fakti se këtë e kemi këtu dhe se është maqedonase. I falënderoj drejtorin dhe të gjithë njerëzit që sot na treguan me çfarë kapacitetesh disponon kjo industri farmaceutike, kjo kompani. Me kënaqësi mund të them gjithashtu se më shumë se 3.000 të punësuar e ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu në Alkaloid. Pjesa më e madhe e tyre janë në Maqedoni, sigurisht që ka edhe të punësuar në përfaqësitë e Alkaloidit jashtë vendit.

Pjesa më e madhe e portofolit të kompanisë është e orientuar drejt eksportit – do të thosha se më shumë se dy të tretat e portofolit janë eksportuese. Kjo ndikon drejtpërdrejt në gjendjen ekonomike të shtetit, në rritjen e BPV-së, të prodhimit industrial, dhe ne si Qeveri gjithmonë do t’i mbështesim historitë e suksesshme, këto histori të suksesshme maqedonase, sepse nuk ka promovues më të madh për një shtet sesa një histori e tillë suksesi jashtë kufijve të tij.

Më mbetet vetëm edhe një herë t’i përgëzoj dhe t’i falënderoj kolegët e mi nga Qeveria, ministrin e Shëndetësisë, drejtorin e Fondit, dhe mbi të gjitha të falënderoj të gjithë të punësuarit e A.D. “Alkaloid”, të cilët e bëjnë Maqedoninë krenare jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë tij. Falënderoj menaxhmentin dhe drejtorin gjeneral, me të cilët sot së bashku vizituam këtë kapacitet të madh prodhues maqedonas, dhe të vazhdojmë edhe më tej së bashku të arrijmë shumë suksese dhe ta pasurojmë, natyrisht, punën dhe portofolin e kompanisë.