Gostivar: 15-vjeçari dyshohet se u sulmua fizikisht në një objekt hotelier





Më 17.12.2025, në ora 22:25, në DPB Gostivar, Xh.H. (45) nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 20:15, në një objekt hotelier në Gostivar, djali i saj 15-vjeçar është sulmuar fizikisht nga pronari i objektit.

Sipas denoncimit, pas këtij incidenti, edhe djali i pronarit ka tentuar ta sulmojë fizikisht të miturin. Siç mëson Tetovasot, autoritetet policore kanë nisur procedurat për dokumentimin e plotë të rastit.

Pas përfundimit të hetimeve, do të vijojë parashtresa përkatëse ndaj personave të përfshirë.