Rosen Zheljazkov: Nuk kemi çështje të pazgjidhura me Maqedoninë e Veriut





Kryeministri në dorëheqje, Rosen Zheljazkov, ishte në Bruksel, ku mori pjesë në takimin vjetor BE–Ballkani Perëndimor.

“Qëndrimi ynë ka qenë gjithmonë parimor – nuk kemi çështje të pazgjidhura me Republikën e Maqedonisë së Veriut, nuk zhvillojmë asnjë kontest me RMV-në për çështje që lidhen me të ashtuquajturin kompromis i korrikut 2022, pasi kjo tashmë është një qëndrim i përbashkët evropian”, deklaroi Rosen Zheljazkov.

Ai theksoi se pozicioni i Bullgarisë si vend anëtar është që çdo shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, mbi bazën e meritave të veta, të vlerësohet për progresin e tij dhe jo nga një shtet i veçantë anëtar.

“Vlerësimi i progresit për hapjen e Klasterit 1, i cili lidhet me kornizën negociuese, tregon njëfarë hezitimi nga ana e kolegëve në Shkup, por kjo nuk është çështje për të cilën ne japim mendimin apo qëndrimin tonë”, tha kryeministri bullgar në dorëheqje.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo