Ngjarja makabre që tronditi Gostivarin ka ngritur në këmbë gjithë opinionin publik. Banorët e zonës, të shokuar nga zbardhja e vrasjes së rëndë, rrëfejnë për TS detaje nga ajo që kanë parë dhe dëgjuar, duke e përshkruar situatën si të pashembullt për komunitetin e tyre.
Nderkohe SPB Tetovë – Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike Gostivar ka paraqitur kallëzim penal kundër S.M. (53) nga fshati Negotinë, komuna e Vrapçishtit, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “vrasje” sipas nenit 123 të Kodit Penal informon Tetovasot.
Më konkretisht, më 09.12.2025, J.M. (34) nga rajoni i Gostivarit ka raportuar se nëna e tij, H.A. (53) nga fshati Raven, Gostivar, ishte larguar nga shtëpia, ndërsa më vonë në kamerat e sigurisë kishte vërejtur se më 07.12.2025 ajo kishte hyrë në një veturë “Fiat”, pas së cilës ishte bërë e pakapshme në telefon. Gjithashtu, ai ka raportuar se në kamerat e sigurisë është vërejtur se natën mes 06.12. dhe 07.12.2025 S.M. kishte hyrë dhe kishte kërkuar në shtëpinë e tij, si dhe se nga dhoma e tij ishin marrë para.
Më 11.12.2025, në orën 02:15, S.M. është privuar nga liria për shkak të dyshimit se e ka detyruar H.A.-në të largohet nga shtëpia me të raporton Tetovasot.
Pas ndërmarrjes së masave lidhur me rastin dhe kontrollimit të video-incizimeve, është konstatuar se i raportuari kishte dhënë deklaratë të rreme në stacion policor. Po ashtu, nga listingu i thirrjeve është vërtetuar se H.A. herën e fundit kishte pasur kontakt me të më 07.12.2025.
Më vonë, me urdhër gjykate, është kryer bastisje në shtëpinë e S.M.-së, pas së cilës nga liria është privuar edhe bashkëshortja e tij, Gj.V. (48). Gjatë bisedës zyrtare në stacionin policor, Gj.V. ka pranuar se bashkëshorti i saj S.M. e ka vrarë H.A.-në me armë zjarri dhe ka treguar vendin ku ajo ishte varrosur.
Pas kësaj, zyrtarët policorë nga Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike Gostivar, në prani të prokurorit publik, kanë kryer ekspertizë në vendin në territorin e fshatit Negotinë, ku është gjetur trupi i H.A.-së. Sipas urdhrit të prokurorit publik, trupi është dërguar për autopsi.TS