73 meshkuj në Kosovë quhen Nëntor, një përkujtim i 28 Nëntorit
Emri “Nëntor” i lidhur ngushtë me festën e 28 Nëntorit në Shqipëri, vazhdon të jetë një nga emrat më domethënës patriotikë në Kosovë.
Sipas të dhënave të regjistruara në ASK, gjithsej 73 meshkuj në vend mbajnë këtë emër, i cili simbolizon Pavarësinë dhe Flamurin Kombëtar.
Numri më i madh i qytetarëve me emrin Nëntor gjendet në Gjakovë me 18 persona, e ndjekur nga Prishtina me 16 dhe Prizreni me 8.
Më tej renditen Gjilani dhe Peja me nga 5 banorë secila, Gllogoci dhe Rahoveci me nga 4, ndërsa Suhareka dhe Malisheva kanë nga 3 persona me këtë emër.
Qytetet tjera ku ky emër është i pranishëm janë Mitrovica (2), Istogu, Skenderaj, Shtime, Ferizaj dhe Vushtrria, secila me nga një qytetar që mban emrin Nëntor, shkruan “Front Online”.