“La cigaren në gjysmë, nuk shikonte askënd”/ Dëshmia rrëqethëse: Si u pa Shpat Kasapi pak para se të ndërronte jetë





Ndërsa publiku ende është në shok nga lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta të Shpat Kasapit në moshën 40-vjeçare, një dëshmi e re hedh dritë mbi gjendjen emocionale të artistit vetëm pak ditë para tragjedisë.

Ish-missi Arbesa Rrahmani ka ndarë publikisht momentin e fundit kur e ka parë këngëtarin, krejt rastësisht, të hënën që lamë pas në Aeroportin e Shkupit, me gjasë pak para nisjes së tij fatale drejt Italisë. Ajo e përshkruan atë si një moment të heshtur dhe të rëndë.

Në postimin e saj, Rrahmani shkruan: “Shpatin e pashë rastësisht të hënën në Aeroportin e Shkupit, te zona ku pihet duhani! Të gjithë e shikonin, ai nuk shikonte askënd, la një cigare në gjysmë dhe u largua.”

Ajo thekson se, ndryshe nga imazhi i tij gjithmonë i qeshur, kësaj radhe dukej ndryshe. “Më besoni që nuk ia thashë askujt që e pashë! Ishte i rënduar emocionalisht, e tregonte fytyra e tij. Nuk e besova aspak kur dëgjova lajmin e trishtë sot! Nuk ka dy ditë që e pashë me sy,” përfundon ajo.

Kjo dëshmi shton një notë edhe më tragjike mbi ngjarjen, duke lënë të kuptohet se artisti ndoshta po kalonte një ngarkesë të fortë emocionale në orët e tij të fundit para se zemra t’i pushonte së rrahuri.

“La cigaren në gjysmë, nuk shikonte askënd”/ Dëshmia rrëqethëse: Si u pa Shpat Kasapi pak para se të ndërronte jetë