VMRO-DPMNE akuzon ish-zyrtarët e LDSM për fshirjen e 2.000 tonëve grurë nga rezervat shtetërore





VMRO-DPMNE ka ngritur akuza të reja në drejtim të ish-udhëheqjes së Ministrisë së Bujqësisë, duke deklaruar se gjatë periudhës 2019–2021 janë fshirë nga evidenca shtetërore rreth 2.000 tonë grurë dhe elbi, me vlerë afërsisht 800.000 euro.

Sipas deklaratës së partisë, në qendër të dyshimeve ndodhet Trajan Dimkovski, ish-ministër dhe zëvendësministër i Bujqësisë nga radhët e SDSM-së, si edhe ish-shef kabineti i Ljupço Nikolovskit. VMRO-DPMNE thotë se Dimkovski, së bashku me katër persona të tjerë, ka bërë fshirjen e grurit nga rezervat shtetërore “pa bazë adekuate kontrolli” dhe se produktet ishin “të disponueshme dhe të përdorshme”

Partia opozitare pretendon se Dimkovski ka paraqitur në Qeveri raport për mungesë të grurit në periudhën 2007–2021, ndonëse – sipas tyre – kontrollet reale ekzistonin vetëm për vitet 2019–2021. Kjo ka hapur dyshime mbi motivet e fshirjes së produkteve dhe destinacionin e tyre të mundshëm, duke ngritur pyetjen nëse ato mund të kenë përfunduar në tregun e zi.

VMRO-DPMNE kërkon hetim të plotë dhe përgjegjësi, duke theksuar se qytetarët “meritojnë drejtësi dhe transparencë për çdo euro nga rezervat shtetërore”.

Partia po ashtu akuzon LDSM-në se po mbron ish-zyrtarët e saj të dyshuar për “keqpërdorim të rëndë” dhe kërkon që rasti të trajtohet nga organet kompetente sa më shpejt.