Gashi: Mbrojtja e grave dhe vajzave nuk është vetëm obligim ligjor, por edhe obligim moral!





Në kuadër të aktiviteteve në Kuvend, me qëllim parandalimin e dhunës ndaj grave, ndërgjegjësim për dhunën në familje, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi u bëri thirrje deputetëve që të angazhohen për ambient më të sigurt. Gashi tha se mbrojtja e grave dhe vajzave, përveç obligimit ligjor, është edhe obligim moral.

“Riafirmoj, me vendosmëri, se mbrojtja e grave dhe vajzave, nuk është vetëm detyrim ligjor, por obligim moral, çdo vajzë, çdo grua, meriton të jetojë e sigurt. Pa frikë dhe me dinjitet. Mesazhi im kryesor është për të gjithë deputetët, të angazhohemi së bashku për një ambient të sigurt të grave dhe vajzave, së paku kur kërcënohet siguria dhe mirëqenia e tyre”, tha mes tjerash Gashi.