Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar pas lajmit të rëndë për vdekjen e këngëtarit të njohur Shpat Kasapi. Në një postim të tij, Ahmeti ka shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për familjen dhe miqtë e artistit.
“Herët Shpat, shumë herët. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen dhe miqtë e Shpat Kasapit për ndarjen e tij të papritur nga jeta, në një moshë kaq të re,” ka shkruar Ahmeti.
Lajmi për ndarjen nga jeta të këngëtarit ka tronditur opinionin publik, ndërsa figura të shumta nga politika, arti dhe kultura kanë shprehur dhimbjen dhe respektin për Shpat Kasapin, i cili për vite me radhë la gjurmë në skenën muzikore shqiptare./TS/
