Disa persona dëmtojnë me mjete të forta një pjesë të kanalit të Ibër-Lepencit





Gati një vit pas shpërthimit, kanali i Ibër-Lepencit është dëmtuar sërish.

Policia e Kosovës ka bërë me dije se persona të panjohur me mjete të forta kanë dëmtuar një pjesë të kanalit, shkruan Reporteri.net.

Sipas raportit 24 orësh, kjo ka ndodhur mes datave 22 dhe 25 mars.

“ASGJËSIM APO DËMTIM I PRONËS – Zubin Potok 22-25.11.2025 – NN. Është raportuar se persona të panjohur me mjete të forta kanë dëmtuar një pjesë të kanalit të Ibër-Lepencit (bajpas-it)”, thuhet në raport.

Ndryshe, shpërthimi në këtë kanal ndodhi më 29 nëntor, 2024. Kosova e cilësoi atë si një akt terrorist dhe akuzoi Serbinë për organizimin e tij./Reporteri.net