24-orëshi shënon më shumë aksidente me të lënduar sesa me dëme materiale





24-orëshi i ditës së djeshme ka shënuar rreth 44 aksidente trafiku në vend.

Sipas raportit të Policisë, një aksident ishte me fatalitet, 22 me të lënduar dhe 21 aksidente me dëme materiale.

Njëherësh janë shqiptuar edhe 1 mijë e 752 gjoba trafiku, janë arrestuar 18 persona e 12 janë dërguar në mbajtje.