Rënia e gurëve bllokon aksin drejt Bovillës





Rruga që të çon drejt digës së Bovillës, në Tiranë, është bllokuar për shkak të rënies së gurëve, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura përmes një postimi në rrjetet sociale, njoftoi se “të gjitha institucionet po bashkërendojnë punën për të ndërhyrë me mjetet e duhura, për shkak edhe të rrezikshmërisë që paraqet situata”.

Siç shihet edhe nga fotot, gurë masivë janë shkëputur nga shpati i malit dhe kanë bllokuar të gjithë rrugën e kanionit të Bovillës, duke izoluar edhe disa fshatra, si Rrazë, Bruz, Bruz-Mal, Bruz-Zallë, Dushë, me Tiranën.