Aksidenti mes kamionëve dhe veturës në ë Rrugën e Kombit ku humbi jetën një 24 vjeçar, detaje të reja
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në segmentin Milot–Kalimash, pranë Rrëshenit, ku automjeti me targa AA473FL është përplasur fillimisht me një kamion me targa 01314CB, i drejtuar nga Nexhmedin Isufi, dhe më pas me një kamion-trailer me targa 04418TA, që drejtohej nga Vllaznim Gashi.
Nga përplasja e rëndë ka humbur jetën Eugen Bardhoku, 24 vjeç, banues në Rrubik, i cili udhëtonte me mjetin me targa AA473FL. Drejtuesi i kamion-trailerit, Vllaznim Gashi, është shoqëruar nga Policia për veprime të mëtejshme, shkruan Top Channel.
Aksidenti ka bllokuar të gjithë qarkullimin në Rrugën e Kombit, duke detyruar devijimin e automjeteve drejt rrugës së vjetër Rubik–Rrëshen.
Qindra qytetarë kanë mbetur në trafik, ndërsa përdorues të rrugës raportojnë mungesë menaxhimi dhe situatë të kaotike.
Ndërkohë, efektivët e Policisë Rrugore kanë penguar gazetarët të afrohen në vendngjarje për të kryer detyrën. Autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit të rëndë.