​Shpërthen zjarr në samitin e OKB-së në Brazil, pjesëmarrësit në bisedimet për klimën evakuohen (VIDEO)





Një zjarr i papritur ka detyruar evakuimin e menjëhershëm të samitit të madh të OKB-së për ndryshimet klimatike, COP30, që po zhvillohet në qytetin Belem të Brazilit.

Mediat raportojnë se panë flakë të mëdha dhe tym të dendur që dilnin nga zona e pavijoneve, para se të urdhëroheshin të gjithë të dalin jashtë me urgjencë.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit dhe nuk ka njoftime për të lënduar, por mijëra delegatë, negociatorë, aktivistë dhe gazetarë nga e gjithë bota u detyruan të braktisin sallat e konferencës.

Ironia është e madhe, samiti më i rëndësishëm i vitit për shpëtimin e planetit nga zjarret dhe ngrohja globale u ndërpre pikërisht, nga një zjarr. Autoritetet braziliane po hetojnë, ndërsa organizatorët thonë se do të njoftojnë shpejt nëse dhe kur do të rifillojë konferenca.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo