Rreth 20 milionë euro është dëmi i shkaktuar pasi shpërtheu zjarri në fabrikën “Elita” në Ferizaj.
Zjarri u përhap në shpejtësi në tërë objektin, duke bërë pothuajse gjithçka shkrumb e hi.
Pronari i fabrikës, nën emocione tha se mundi 40 vjeçar i tij u dogj.
Mirëpo i njëjti shprehet i lumtur që nuk ka persona të lënduar.
“Normalisht që nuk e ndi veten mirë se ky është një mund i jemi 40 vjeçar. Qe 40 vjet kom punu natë e ditë. Fatit nuk i dihet, qe tash. U ndez i gjithë mundi jem. Por jam shumë i lumtur që nuk u vra as nuk u lëndu asnjë punëtor. Gjërat materiale shkojnë e vijnë. Në moment ka eksplodu diçka. Besoj që prej rrymës, por nuk jam i sigurt”, tha ai për mediat.
Ai tregoi se dëmi material është diku 15 milionë euro, shto këtu edhe ndërtimin, e shuma totale rreth 20 milionë.