Mickoski: Po investojmë në sistemin shëndetësor, kemi blerë rezonancë magnetike dhe pajisje të tjera për Klinikën për Sëmundje Kirurgjikale “Shën Naumi i Ohrit”
Në disa fronte të shëndetësisë po punohet dhe po investohet, por duhet të investohet shumë herë më shumë se kaq, sepse fatkeqësisht shumë pak është bërë në të kaluarën.
Nëntëdhjetë milionë denarë nuk janë pak, nuk janë shumë, por nuk janë pak, duke pasur parasysh se pothuajse asgjë nuk është bërë, jo me vite, me dekada, vetëm janë treguar përralla.
Si Qeveri, seriozisht u morëm me këtë problem. Së bashku me ministrin, në periudhën që vjen do të kemi një takim më të gjatë sektorial, në të cilin do të përcaktojmë hapat për më tej. Do të ketë reforma serioze, si strukturore ashtu edhe cilësore, dhe jam i bindur se pas disa vitesh nga sot do të kemi një pamje tërësisht të re në shëndetësi. Sepse shpesh flas, do ta përsëris edhe sot, se si Qeveri ndajmë për shëndetësinë më shumë se një miliard euro. Diçka që deri më tani nuk është bërë as afërsisht. Për shembull, vetëm gjatë vitit të COVID-it ajo shifër ishte rreth 500–550 milion euro. Pra tani jemi, do të thoja, dy herë më shumë. Dhe përsëri kemi probleme. Dhe kjo është diçka që neve na shqetëson.
Njerëzit alarmojnë, japin disa indicje për disa dukuri që nuk janë të mira, te disa persona, por asesi të arrijmë deri tek realizimi dhe tek dëshmia. Kjo është ajo që për mua si njeriu i parë i Qeverisë paraqet sfidë serioze. Jam i bindur se në periudhën që vjen do të arrijmë edhe tek prova serioze për ato indicje që njerëzit i japin. I ftoj të jenë të guximshëm, që së bashku, me mjetet që ne i kemi, të mund të provojmë sjellje devijante. Përndryshe, nuk do të jemi të suksesshëm.
Ndryshe, kjo është një ndërtesë monument kulture dhe si e tillë nuk mund të ndërhyhet lehtë, ka procedura. Unë mbështes planin e drejtorit për të bërë disa rikonstruksione, por për këtë duhet të kemi edhe dokumente ligjore përkatëse që lejojnë atë rikonstruksion, duke pasur parasysh se ky është një monument kulture, si ndërtesë po flas.
Ndryshe, ju patë poshtë se çfarë po ndodh: edhe pacientët me urgjencë edhe ata që janë të rregullt, domethënë të caktuar sipas “Termini im”, janë përzier, dhe pamja është, do të thoja, jo e mirë. Për ta bërë të mirë, duhet një veprim i koordinuar nga disa institucione dhe leje nga disa autoritete që të mund të ndërhyjmë. Nuk varet gjithmonë vetëm nga dëshira, por ka edhe disa kushte të tjera që duhet të plotësohen.
Pra, këtu dua të përfundoj, jam i bindur se shumë shpejt nga sot, çdo qytetar do të mund të ndjejë se shëndetësia publike ofron shërbime që janë konkurruese dhe cilësore. Kjo është ajo që mund të them unë. Edhe sot mund t’u uroj këtyre njerëzve që janë pjesë e shëndetësisë publike për atë që bëjnë, pjesa më e madhe. Sepse bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme, investojnë përpjekje jashtëzakonshme, dhe ju vetë konstatuat se këtu konkretisht këta njerëz janë për Gines.
Prandaj duhet të ndërmarrim një aksion të koordinuar, si për personelin ashtu edhe për punonjësit mjekësor, që t’u sigurojmë kushte të përshtatshme, por nga ana tjetër, ato figura shëndetësore që e shkatërrojnë imazhin duhet t’i gjejmë dhe t’i ndëshkojmë.
Prandaj nuk mund të pajtohem gjithmonë me ata që sulmojnë shëndetësinë publike, sepse kjo nuk është e vërtetë. Sepse në shëndetësinë publike punojnë njerëz që japin gjithçka nga vetja. Dhe unë si kryetar i Qeverisë do të bëj gjithçka që mundem për të ndihmuar, sa të mundemi brenda mundësive tona, për të krijuar një shëndetësi publike të fortë dhe të qëndrueshme.







