50.000 njerëz në sheshin kryesorë të Oslos për të festuar kualifikimin për në Botërorin e 2026-s





Norvegjia kualifikohet për Kupën e Botës që zhvillohet vitin e ardhshëm në SHBA, Meksikë dhe Kanada, me një fitore dominuese edhe ndaj Italisë.
Është paraqitja e tyre e parë që nga viti 1998 në finalet e një kampionati botëror, një moment historik që meriton një festë të mirëfilltë.

Në Oslo, 50,000 njerëz u mblodhën në sheshin e bashkisë, për të përshëndetur yjet e tyre pas një fushate eliminatore perfekte.