Institucionet arsimore në Prishtinë nuk do të zhvillojnë mësim sot, pas vendimit të marrë nga autoritetet për shkak të kushteve të përkeqësuara atmosferike.
Reshjet e mëdha të shiut kanë krijuar vështirësi të konsiderueshme në komunikacion.
Vendimi është marrë në koordinim me Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave, Drejtorinë e Shërbimeve Publike, drejtorët e shkollave si dhe me Kryetarin e Kryeqytetit. Autoritetet theksojnë se ky është një hap preventiv që ka për qëllim mbrojtjen dhe sigurinë e fëmijëve.