Rrezikon të përplaset nga era e fortë, trageti i linjës Vlorë-Brindisi del në radë





Trageti i linjës Vlorë-Brindisi mëngjesin e kësaj të martë ka dalë në radë.

Ky traget ka dalë në det të hapur për të shmangur përplasjet qe mund të shkaktohen me kalatën e portit detar si rrjedhojë e erës bregdetare.

Ndërkohë që lundrimi detar vijon të mbetet pezulluar për të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit duke nisur nga mbrëmja e së dielës deri ditën e mërkurë.