Të hënën Shqipëria çel gjithë grupkapitujt të negociatave me BE në Bruksel





Të hënën Shqipëria çel gjithë grupkapitujt të negociatave me BE në Bruksel, por kryeministri Edi Rama paralajmëron se puna vetëm sapo ka filluar. Në podcastin e së dielës, Rama sqaroi se pjesa më e madhe e punës është në dorë të Shqipërisë. Nëse Tirana mbaron punët e veta, atëhere ai garantoi se edhe 27 vendet anëtare do të japin dritën jeshile.

“Në kohë rekord arritëm të çelim gjithë grupkapitujt e negociatave. Më 17 nëntor çelen të gjitha. Por pasi kaluam gjithë pengesat për hapjen e negociatave, tani duhet të kalojmë edhe gjithë pengesat për mbylljen e grupkapitujve të negociatave, për të kryer misionin tonë. Edhe Zoti thotë, më ndihmo të të ndihmoj. NJë pjesë është në dorën tonë, një pjesë tjetër sështë. Nëse ne mbarojmë punën tonë, marrim atë certifikatën e KE dhe pastaj janë 27 vendet e BE që duhet të japin ok. Por nëse nuk mbarojmë punët tona, pjesa tjetër pastaj dihet. Ndonjë vend mund të kërkojë më shumë argument, si e qysh, por të gjitha deri tani janë për po. Rëndësi ka të mos flemë, dhe mos flemë me sy hapur”, tha Rama.