Skena të pabesueshme nga Irlanda, sasi e madhe shkume mbulon bregdetin (VIDEO)





Imazhe të pabesueshme po vijnë nga Irlanda, ku erërat e forta, të shoqëruara me shira të rrëmbyeshëm, kanë nxjerrë sasi të mëdha shkume deti në bregdetin pranë Dublinit.

Fenomeni i pazakontë u regjistrua pranë qytetit Loughshinny dhe banorët mbetën të shtangur nga një skenë që disa e kanë përshkruar si “biblike”.

Pamjet, të cilat janë bërë virale në rrjete sociale, tregojnë shkumën nëpër tokë.