Zvicra është kombëtarja e radhës e cila e ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror 2026, ndonëse ende m, duke ia shuar shpresat Kosovës për vendin e parë.
“Helvetikët” triumfuan 4:1 në shtëpi ndaj Suedisë, duke vulosur pozitën e parë në grup, ndonëse jo matematikisht.
Zvicra tani ka 13 pikë, tri më shumë se Kosova, por ka goldallim +12, kurse Kosova +1.
Xhaka shënoi në këtë ndeshje nga penalltia në minutën e 60-të.
Ndërkohë, Kosova e siguroi vendin e dytë që dërgon në play-offin që luhet në mars.