Duka pas fitores në Andorrë: Isha në presion të jashtëzakonshëm, pasi shënuam u relaksova





Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka për mikrofonin e Klan Kosovës pas fitores historike në Andorrë tha se ishte shumë i emocionuar.

Duka tha se për të, kjo ditë është shumë e rëndësishme, shkruan Klankosova.tv

“Padyshim historik, ne nuk kemi qenë asnjëherë në Botëror. Kam qenë shumë i emocionuar, super presion, pasi shënuam disi më i relaksuar, por derisa shënuam presion i jashtëzakonshëm”, tha Duka.

Ndër tjerash, Duka për kundërshtarët e Play Off-it tha se të gjithë janë të fortë.

Përballjen me Kosovën, Duka tha se nuk e dëshiron pasi, siç u shpreh ai “do të vriste” një nga ne.