SHBA, anulohen qindra fluturime për shkak të mbylljes së qeverisë





Kompanitë ajrore amerikane anuluan qindra fluturime pas urdhrave të Administratës Federale të Aviacionit (FAA) për të reduktuar trafikun në aeroporte për shkak të mbylljes së qeverisë, transmeton Anadolu.

Pasojat negative të mbylljes më të gjatë të qeverisë në historinë e SHBA-së po ndikojnë në të gjithë vendin.

Sipas të dhënave të përditësuara periodikisht nga “FlightAware”, një faqe interneti që gjurmon fluturimet vendase, 964 fluturime u anuluan sot ndërsa 4.924 të tjera u shtynë.

Në përgjigje të urdhrit të FAA-së për të reduktuar mbingarkesën e trafikut ajror, 40 aeroporte, përfshirë ato në New York, Çikago, Washington dhe disa qytete të tjera metropolitane, kanë ulur kapacitetin e tyre të fluturimit.

Sekretari i Transportit i SHBA-së, Sean Duffy tha se 40 aeroporte do të reduktojnë kapacitetin e fluturimit me 10 për qind për të lehtësuar presionin mbi kontrollorët e trafikut ajror të shkaktuar nga mbyllja e qeverisë.

Pritet që zbatimi të jetë në fuqi nga ora 6:00 e mëngjesit deri në orën 22:00 të mbrëmjes sipas kohës lokale dhe që do të ndikojë në të gjitha linjat ajrore komerciale.