Konferencë Shkencore: “30 vite pas Marrëveshjes së Dejtonit – Trashëgimia e Alija Izetbegović”

Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Presidentit të parë të Bosnjë e Hercegovinës, Alija Izetbegović, në kuadër të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU), Qendra Kërkimore Ballkanike organizon konferencën shkencore me temë “Tridhjetë vjet pas Marrëveshjes së Dejtonit: Trashëgimia e Alija Izetbegović”.

Ngjarja do të mbahet të enjten, më 6 nëntor 2025, në ora 11:00, në Sallën e Konferencave të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik.

Konferenca synon të hedhë dritë mbi një nga momentet më të rëndësishme në historinë bashkëkohore të Bosnjë e Hercegovinës Marrëveshjen e Dejtonit dhe të kujtojë trashëgiminë e qëndrueshme të Alija Izetbegović, e ndërtuar mbi themelet e paqes, drejtësisë dhe dinjitetit njerëzor.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë akademikë dhe ekspertë të njohur të rajonit, të cilët do të diskutojnë zhvillimet shoqërore e politike në periudhën pas Dejtonit dhe ndikimin intelektual të Alija Izetbegović.

Folësit:
•⁠ ⁠Dr. Flamur Ismaili, Koordinator i Qendrës Kërkimore Ballkanike (Moderator)
•⁠ ⁠Prof. Sabina Izetbegović, (vajza e Alija Izetbegović)
•⁠ ⁠Prof. Ferid Muhic, akademik
•⁠ ⁠Z. Faris Naniç, (ish-shef kabineti dhe këshilltar i Alija Izetbegović)
•⁠ ⁠Prof. Kire Sharlamanov, profesor në Fakultetin Juridik të IBU-së

Përmes kësaj ngjarjeje të rëndësishme, Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik synon të ruajë vlerat e paqes, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, duke forcuar dialogun, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin akademik në rajonin e Ballkanit.