Zeqirja Ibrahim: Haqim Ramadani humbi nga votat shqiptare që votuan kandidatin e VMRO-së në Bërvenicë (VIDEO)
Lideri i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi, e ka komentuar humbjen e kandidatit të VLENI-së, Haqim Ramadani, në komunën e Bërvenicës gjatë rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale.
Në një intervistë për emisionin ZOOM, Ibrahimi ka theksuar se, megjithëse Ramadani humbi nga votat shqiptare që i mori kandidati tjetër maqedonas i VMRO-DPMNE-së.
“Në Bërvenicë, Haqim Ramadani humbi nga votat shqiptare që i mori kandidati tjetër, për shkak se edhe pse erdhën shumë përkrahës shqiptarë për ta mbështetur, nuk mjaftoi numri i votave për të siguruar fitoren”, ka thënë Ibrahimi.
Ai shtoi se strategjia e ndjekur nga Ramadani dhe ekipi i tij kishte për qëllim të shmangte shfaqjen e një gare mes partive politike dhe të përqendrohej në mobilizimin e votuesve në terren, pa ndikime të jashtme./TS