Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas takimit të presidentes Vjosa Osmani me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Në një postim në Facebook, Abdixhiku tha se dëshiron të besojë se presidentja do të deklarojë “gjënë më të thjeshtë e më logjike sot: fatkeqësisht, në këtë Kuvend, nuk ka shumicë parlamentare dhe asnjë mbledhje e asnjë partie nuk ndryshon këtë fakt politik”.
Ai e quajti këtë situatë një “shfaqje teatrale, e mandatarëve pa numra, pa shumicë e pa legjitimet demokratike”, duke shtuar se një gjë e tillë duhet të marrë fund.