Në komunën e Bërvenica garë tepër e ngushtë po zhvillohet mes kandidatëve Haqim Ramadani dhe Jovica Ilievski. Me rreth 87.50 % të votave të numruara, rezultati është:
Haqim Ramadani: 3.527 vota
Jovica Ilievski: 3.427 vota
Kjo tregon një diferencë prej vetëm 100 votash në këtë pikë të procesit numërimit. Numërimi vazhdon dhe rezultatet përfundimtare mbeten për t’u konfirmuar nga organi zyrtar zgjedhor./TS
