Lideri i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministri, Hristijan Mickoski, sonte ka qëndruar në Bërvenicë, duke theksuar se Jovicës i mbetet posti i kryetarit të komunës.
Ai nënvizoi se sonte nuk festohet kundër dikujt, por për Maqedoninë, duke përkujtuar energjinë e re që e shtyn vendin përpara, rëndësinë e punës, rendit dhe përgjegjësisë, njofton TS.
“Në Bërvenicë, Jovicës i mbetet posti i kryetarit të komunës. Sonte nuk festojmë kundër dikujt, por festojmë për Maqedoninë. Festojmë për energjinë e re që e shtyn vendin përpara, për punën, për rregullin dhe për përgjegjësinë”, shkruan Mickosit.
Ai shtoi se Maqedonia mund të jetë shembull i bashkëjetesës, rendit dhe përparimit.
“Çdo votë që morëm është një shenjë besimi, por edhe një detyrim. Le të tregojmë se ndershmëria dhe puna e palodhur fitojnë, se politika mund të ketë një fytyrë të dinjitetshme, dhe se Maqedonia mund të jetë shembull i bashkëjetesës, rendit dhe përparimit,” theksoi Mickoski.
Ky koment u bë sonte në Bërvenicë, pas përfundimit të zgjedhjeve lokale./TS