Distancimi i Bilall Kasamit nga shqiptarët në Bërvenicë, votuesit maqedonas mobilizohen – denoncon Haqim Ramadani
Kandidati i cili mbeti i vetëm nga partia e tij, duke u distancuar liderët e VLEN-it nga Haqim Ramadani, ka denoncuar se kryetari i komunës së Jogunovcës po transporton njerëz për të votuar.
“Turp është kryetari i komunës së Jegunovcës transporton njerëz në fshatin Tenovë-Komuna e Bërvenicës.
Kërkoj policija të mare masa” ka shkruar Ramadani në Facebook.
Mobilizimi i komunitetit maqedonas në Bërvenicë mund të lidhet edhe me qëndrimin e Bilall Kasamit, i cili publikisht tha se nuk do të mbështesë një kryetar që bën thirrje etnike pra nuk do të mbështes Haqim Ramadanin.
Megjithëse diaspora e Bërvenciës përpiqet të bëjë dallimin mes qëndrimeve politike, sipas informacioneve përflitet se rreziku i bojkotit nga partia e Kasamit mbetet i lartë për të fituar më pas kandidati i VMRO-së.
Sipas të dhënave zyrtare nga KSHZ, dalja në Bërvenicë deri në orën 15:00 është 40%, me gjithsej 6.592 votues të regjistruar që kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës./TS/