KF Bashkimi 1947 krenar me talentin e tij! Aldrin Pajaziti po stërvitet në Akademinë “La Masia” në Barcelonë, aty ku janë formuar yjet botërorë Messi, Iniesta, Xavi…





KF Bashkimi 1947 krenar me talentin e tij! Aldrin Pajaziti po stërvitet në Akademinë “La Masia” në Barcelonë, aty ku janë formuar yjet botërorë Messi, Iniesta, Xavi…
-Akademia e KF Bashkimi 1947 / FC Bashkimi 1947 ka njoftuar se talenti i tyre Aldrin Pajaziti, mesfushori i gjeneratës 2009, nga 29 tetori deri më 2 nëntor po qëndron në Akademinë e Barcelonës Barça Clinic 2025.
Prania e tij në “La Masia” paraqet një ëndërr e bërë realitet, pasi në këtë Akademi janë formuar yjet e mëdhenj si: Messi, Iniesta, Xavi e të tjerë. Nga Bashkimi thonë se ftesa e Aldrinit në Barcelonë është krenari edhe për ta.
Ja postimi i klubit kumanovar:
-Futbollisti ynë i talentuar, Aldrin Pajaziti, mesfushori i gjeneratës 2009, pas përfundimit të kampit zyrtar të FC Barcelona që u mbajt në Shkup, është përzgjedhur dhe ftuar nga Akademia e futbollit e FC Barcelona për të marrë pjesë në Barça Clinic 2025.
Ky program prestigjioz përfshin seanca stërvitore në “La Masia”, akademinë legjendare të katalanasve, ligjërata teorike dhe vëzhgim profesional nga trajnerët e Barcelonës — një mundësi unike për çdo talent të ri që ëndërron futbollin elitar.
Prania e tij në “La Masia” nga 29 tetori deri më 2 nëntor 2025 është një ëndërr e bërë realitet, në vendin ku janë formuar yje të mëdhenj si Lionel Messi, Xavi Hernández, Andrés Iniesta dhe Lamine Yamal.
Ky është një sukses i jashtëzakonshëm për Aldrinin dhe një krenari e madhe për klubin tonë, që dëshmon se përkushtimi, puna e ndershme dhe pasioni për futbollin hapin dyert e botës së madhe.
Urime Aldrinit — vazhdo të na bësh krenarë! ❤️⚽️
#KFBashkimi #Kumanovë #BarçaClinic2025 #LaMasia
Open-TV