Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka ftuar liderët e partive politike në një takim që do të mbahet sot, me fillim në orën 12:00.
Në këtë takim do të vendoset nëse do të formohet ekzekutivi i ri apo nëse vendi do të shkojë në zgjedhje.
Krerët e partive politike, VV, PDK, LDK, AAK, dhe Nisma Socialdemokrate kanë konfirmuar për Klankosova.tv se do të jenë të pranishëm në takimin e thirrur nga e para e shtetit.
 
			 
				