Sot me fillim nga ora 09:00, do të jenë pa ujë përdoruesit e rrugëve “Çellopek” dhe nr. “157” në Komunën e Çairit.
Siç njofton Ndërmarrja publike “Ujësjellës dhe Kanalizim” – Shkup, ndërprerja e furnizimit me ujë është për shkak të një defekti në një tub lidhës prej f – 150 mm në kryqëzimin midis rrugëve “Çellopek” dhe nr. “157”.
Furnizimi me ujë në këto vendbanime do të jetë i ndërprerë deri në përfundimin e aktiviteteve të punës.
Për çdo informacion të ri, qytetarët do të jenë të informuar nga Ndërmarrja Publike.
 
			 
				